Kryeministri Berisha: Kartat e identitetit dhe pasaportat digjitale, sfidë e rëndësishme e vitit
Kryeministri Berisha: Dy janë zhvillimet më të mëdha, në këtë drejtim: një numër prej 50 kompanish që kanë tërhequr dokumentet dhe një ekspertizë e garantuar nga kompania e nivelit më të lartë evropian, kompani që ka asistuar rreth 20 qeveri në këtë proces.
“Kartat e identitetit dhe pasaportat digjitale janë sfida tjetër e këtij viti", u shpreh kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Duke theksuar se ky proces është në rrugë të mbarë, Kryeministri garantoi se kjo çështje ka vëmendjen e tij maksimale, si dhe angazhimin e plotë të grupit të punës së kryesuar nga Zëvëndëskryeministri Oketa dhe të drejtuesve të tjerë.
Kryeministri theksoi, ndër të tjera, se me të njëjtat ritme po ecën edhe projekti i regjistrit elektronik të gjendjes civile.