E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ekziston frymë bashkëpunimi mes të gjitha palëve për reformën e pensioneve

Kryeministri Berisha u ndal, gjatë fjalës së tij, në hapjen  e sesionit të ri parlamentar dhe në rëndësinë e realizimit me sukses të reformës së pensioneve. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi mes të gjitha palëve për garantimin e një reforme afatgjatë.

“Reforma e pensioneve, për çdo vend përbën një reformë kryesore dhe reformë që normalisht nuk duhet të bëhet me votat e njëanshme, sepse kjo reformë është afatgjatë, është një skemë që nuk vendoset sot për ta ndryshuar nesër, por po u vendos duhet të operohet mbi të me dekada”, tha Kryeministri.

Kryeministri theksoi se ekziston një klimë vullneti e shprehur nga të gjitha palët, e cila do të ndihmojë për ta shtyrë përpara këtë reformë të rëndësishme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›