Kryeministri Berisha pret Përfaqësuesen e Përherëshme të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah
Kryeministri Berisha priti Përfaqësuesen e Përherëshme të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah për të diskutuar rreth projektit “Cilësi dhe barazi në arsim”.
Kryeministri Berisha në takim me përfaqësuesen e Bankës Botërore kërkoi të përshpejtohet realizimi i investimeve, të parashikuara në vitin 2008, për ndërtimin e 20 shkollave të reja për arsimin 9-vjeçar dhe arsimin e mesëm.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore Camille Nuamah siguroi Kryeministrin Berisha se projekti është i realizueshëm në kohë.