E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, garanci për kompletimin me sukses të reformave jetike për vendin

Kryeministri Berisha përshëndeti sot hapjen e sesionit  të ri parlamentar, duke u ndalur në disa prej arritjeve kryesore të qeverisë shqiptare vitin që shkoi dhe objektivave dhe synimeve që shtrohen për të ardhmen. Kryeministri u shpreh se ky sesion e nis punën me objektivin më madhor, me kompletimin e dy reformave më të rëndësishme për vendin, reformës zgjedhore dhe reformës se pushtetit gjyqësor.

“Këto dy reforma kanë një rëndësi jetike për vendin, sepse, e para konsolidon mekanizmin themelor të shoqërisë të lirë, që janë zgjedhjet e lira dhe e dyta konsolidon sistemin ose pushtetin që është jetik dhe vendimtar për garantimin e lirive dhe te drejtave të qytetarëve”, u shpreh Kryeministri.

Duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit të vendosur mes mazhorancës dhe opozitës në procedimin për këto reforma, Kryeministri ftoi të bëhen të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin  e kompletimit të tyre, në mënyrë që të realizohet një nga projektet më madhore të shqiptarëve, marrja e ftesës për anëtaresim në NATO.

Duke kërkuar që fryma e bashkëpunimit për kompletimin e të gjithë reformave duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, Kryeministri u shpreh se është në detyrimin e qeverisë dhe të gjithë forcave politike që çdo ditë të shënohen hapa konkrete deri në zhvillimin e Samitit të Bukureshtit.

“Në këtë aspekt, dua t'ju informoj se në tërësi ecuria e  procesit  drejt anëtarësimit në NATO është realisht e mbarë. Do të jetë në detyrimin tonë para qytetarëve shqiptarë dhe në dinjitetin e këtij vendi që çdo ditë të shënojmë hapa konkrete derisa të zhvillimin e Samitit të Bukureshtit”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›