E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon përfaqësues të Fondit të Arabisë Saudite për Zhvillim

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me zotin Yousef I.Al-Bassam, nënkryetar dhe drejtor ekzekutiv i Fondit të Arabisë Saudite për Zhvillim dhe përfaqësues të tjerë të këtij Fondi. Fondi Saudit për Zhvillim, i cili është aktiv me projekte ambicioze në 74 vende të botës, shprehu interesin për të qenë i pranishëm edhe në Shqipëri, kryesisht në investimet që përfshijnë fushën e infrastrukturës, shëndetësisë, energjisë dhe bujqësisë. Një vëmendje të veçantë në takim iu kushtua krijimit të një fondi me hua të buta për financimin e fermerëve me mikrokredi, ku nga Fondi Saudit për Zhvillim do të mund të ftohen edhe Fondi i Kuvajtit, OPEC, IDB e të tjera.17/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›