E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Lohan me rastin e Ditës se Evropës

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Kryetari i Misionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Lohan me rastin e 9 majit, Ditës se Evropës. Në këtë pritje, merrnin pjesë personalitete të larta të vendit, si Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë, etj

Duke e cilësuar 9 majin si ditën e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes dhe të bashkëpunimit, kryeministri Berisha u shpreh për gazetarët e pranishëm se:

“Kjo është një ditë në të cilën kremtohet 9 maji, dita e themelimit të asaj, që shtetarë të ndryshëm e kanë quajtur mrekullia më e madhe e Evropës, që nga koha e rilindjes së saj, Bashkimit Evropian. është dita e idealit më fisnik të qytetarëve të Evropës, e idealit të paqes, idealit të bashkëpunimit, idealit të prosperitetit, e idealit të së ardhmes. është një kënaqësi shumë e madhe për mua, që ky ideal është I përqafuar nga ky komb me përqindjen më të madhe se nga cdo komb tjetër, çka përbën një forcë të madhe të jashtëzakonshme, shtytëse përpara për Shqipërinë, drejt BE-së. Përbën një motiv të fuqishëm pune, përkushtimi, dedikimi në rrugën e reformave që shndërrojnë çdo ditë e më shumë në realitet idealin evropian të shqiptarëve. “


12/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›