E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës

- Në këtë takim u diskutua gjithashtu për projekte infrastrukturore që forcojnë lidhjet e përbashkëta si Rruga e Kombit, linja e interkonjeksionit, projekti për ndërtimin e hekurudhës apo projekte të tjera më rëndësi e interes të përbashkët.

Kryeministri z. Sali Berisha priti sot Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Bajram Rexhepi. Kryeministri Berisha dhe Ministri Rexhepi diskutuan për rrugët e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në koordinimin e përpjekjeve dypalëshe në fushën e zbatimit të ligjit si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave të mira dypalëshe në çdo fushë.

Kryeministri Berisha informoi Ministrin e Brendshëm kosovar mbi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian dhe atë të liberalizimit të vizave. Kryeministri theksoi forcën modernizuese të këtij procesi në shumë aspekte të jetës së vendit. Nga ana e tij, Ministri Rexhepi bëri një pasqyrë të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit. Kryeministri Berisha shprehu bindjen se procesi i liberalizimit të vizave do të përfshijë edhe Kosovën.

Në takim u bisedua edhe për fusha të ndryshme të bashkëpunimit, dhe nevojën për ngritjen në nivelet më të larta të marrëdhënieve dypalëshe. U diskutua gjithashtu për projekte infrastrukturore që forcojnë lidhjet e përbashkëta si Rruga e Kombit, linja e interkonjeksionit, projekti për ndërtimin e hekurudhës apo projekte të tjera më rëndësi e interes të përbashkët.


11/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›