Kryeministri Berisha takon Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës
- Kryeministri vlerësoi vendimin e qeverisë kosovare për ndërtimin e rrugës Morinë – Merdare, si një vendim me ndikim pozitiv shumëplanësh për Kosovën dhe rajonin, si dhe koordinimin e shfrytëzimit të resurseve energjetike e turistike.
Kryeministri Berisha takoi sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi. Kryeministri shprehu kënaqësinë për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit praktik dypalësh në çdo fushë.
Kryeministri vlerësoi vendimin e qeverisë kosovare për ndërtimin e rrugës Morinë –Merdare, si një vendim me ndikim pozitiv shumëplanësh për Kosovën dhe rajonin, si dhe koordinimin e shfrytëzimit të resurseve energjetike e turistike.
Në takim u bisedua gjithashtu për procesin e njohjes së mëtejshme të Republikës së Kosovës, proces ky që pritet të marrë zgjerim pas përfundimit të procesit në gjykatë11/05/2010