Kryeministri Berisha merr pjesë në takimin e Përfaqësuesve Rezidentë të PNUD-it
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në takimin vjetor të Përfaqësuesve Rezidentë të PNUD-it, nga rajoni i Evropës dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
Drejtuar të pranishmëve në këtë takim, Kryeministri Berisha u shpreh;
“Zonja dhe Zotërinj,
Së pari, doja t’ju uroja dhe t’ju falënderoja që përzgjodhët vendin tim dhe Tiranën, duke e bëra atë sot një kryeqytet te madh. Ndjehemi shumë të nderuar që ju kemi të gjithë juve sot këtu, faleminderit që erdhët dhe na nderuat. Bashkëpunimi i Shqipërisë me PNUD-in, është një bashkëpunim i gjatë dhe i frytshëm, një bashkëpunim 19-vjeçar, që është shtrirë në dhjetëra dhe qindra projekte, efektet e cilëve janë shumë të rëndësishëm dhe po e transformojnë Shqipërinë nga vendi më i izoluari në botë në një vend anëtar të NATO-s.
Tre vite më parë, së bashku me përfaqësuesit e PNUD-it në Tiranë ne vendosëm të përqendrojmë përpjekjet tona në një numër më të vogël projektesh , por më një rëndësi shumë më të madhe. Një prej këtyre projekteve ishte e-schools. Në atë kohë vendi im kishte penetrimin më të ulët të Teknologjisë se Informacionit në botë, rreth 4.8 %. Kjo është arsyeja pse zgjodha e-schools. Një projekt që ishte ne mendjen time në vitin ’96 dhe PNUD në atë kohë po më ndihmonte të bëja disa lidhje me Kosta Rikën, sepse Presidenti i Kosta Rikës ishte një nga pionierët e internetit në çdo shkollë. Por, unë iu riktheva projektit tim. Kështu, i jam shumë borxhli, shumë mirënjohës PNUD-it sepse ky projekt është një realitet në Shqipëri. Nëpërmjet këtij projekti, në vitin 2007 kemi arritur të jemi vendi me rritjen më të shpejtë në Evropë për penetrimin e Teknologjisë së Informacionit. Në çdo shkollë shqiptare do të ketë internet dhe laboratorë kompjuteri. Kështu, fëmijët shqiptarë do të kenë mundësi që të lundrojnë në internet.
Një projekt i dytë, shumë i madh dhe i vështirë, mbi të cilin ne vendosëm të punojmë së bashku ishte Brain Gain. Siç e shihni, ky është një vend me rrjedhje truri centriste ku ka më shumë njerëz jashtë Shqipërisë sesa brenda. Prandaj, vendosëm që me këtë projekt të ftojmë çdo të njeri të shquar shqiptar kudo që është që të vijë përkohësisht ose përfundimisht për të kontribuar në Shqipëri.
Por, koha globale është kohë globale dhe njerëzit e famshëm janë njerëz globale. Dhe nuk është shumë e thjeshtë, por jam shumë i gëzuar që po funksionon dhe së shpejti, njerëz shumë të kualifikuar do të fillojnë të punojnë në Shqipëri. Por, gjithashtu, në këtë projekt mësuam shumë. Ne synojmë një bashkëpunim shumë më të fortë me Universitetet publikë dhe jo publikë, por si projekt ky është shumë i rëndësishëm, është vendimtar, është jetësor. Vendi ka nevojë për njerëz të shkolluar në perëndim, dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i tërhequr dhe për t’i mbajtur.
Shqipëria gjatë këtij viti pa një ekstra-legalitet të jashtëzakonshëm. Asnjë vend, mendoj, nuk ka parë një fenomen kaq të madh. Tirana, nëse e shikoni nga lartësia e një kodre është më shumë sesa 3 –fishuar. Dhe nuk është e vështirë të shohësh si ka qenë Tirana para 18 –vjetësh dhe se si është tani. Po kështu, ka ndodhur dhe me qytete të tjera, që kanë qenë fshatra. Por, problemet e vërteta janë krijuar me zhvendosjet e shpejta demografike të popullatës.
Unë e kam konsideruar këtë një zhvillim pozitiv për vendin tim. Shumë pozitiv, sepse, së pari, jemi një shoqëri rurale. Rreth 66.5 % e popullsisë që jetojnë në fshatra përjetojnë varfëri ekstreme. Ata kanë të drejtën të kërkojnë një jetë më të mirë.
Së dyti, qytetet tona kishin nevojë për blloqe të reja. Këta njerëz asnjëherë nuk kanë ndërtuar mbi to, nuk kanë shkuar ndonjëherë në rrethinat e qytetit për të ndërtuar zyra. Këta njerëz ndërtuan shtëpi. U impresionova shumë nga këto ngjarje dhe vendosa pjesë të principeve në programin e partisë kur isha në opozitë.
Këto lagje duhet të trajtohen në mënyrë miqësore. Vetëm një përshtatje miqësore mund të zgjidhë pikëpyetjet e krijuar nga një ekstra-legalitet kaq i madh. Ne vendosëm një ligj të bazuar në ato principe. PNUD-i dërgoji njerëzit e vet më të kualifikuar të punojnë në zyrën time.
Faza e parë, ishte diagnoza. Por, jo vetëm ndërtesat, shtëpitë, në çdo territor. Të dhënat e para e bënë administratën të mos reagojë sepse fatkeqësisht nuk ishin të gatshëm të besonin atë çfarë ishte realiteti. Ekstra-legaliteti dhe ilegaliteti, ishte shumë i madh. Po ju them vetëm një aspekt. Rreth 99% e pagave të sektorit privat në Shqipëri deklaroheshin në minimum. Mora një rast, por mund të merrja shumë të tjerë.
Kështu diagnoza e vërtetë ishte shumë e dobishme. Procesi po vazhdon edhe drejtime të tjera.
Kështu, ato institucione që nuk janë regjistruar deri tani, gati kanë humbur të drejtën për të apeluar me NATO-n, por ne krijuam një institucion te ri për regjistrim për ta, dhe tani ky proces po vazhdon, ne mënyrë të suksesshme.
Një projekt tjetër i rëndësishëm ishte ne eko-turizëm dhe turizëm kulturor. Potenciali me i rëndësishëm i Shqipërisë është turizmi, ne po përpiqemi ta cojmë atë ne standardet më të mira. Po përpiqemi të shmangim ndjekjen e shtigjeve, që kanë ndjekur të tjerët, e që tani përballin vështirësi.
Projekte te tjera përfshijnë zhvillimin e mbrojtjes se mjedisit, barazinë gjinore, përfshirjen e romeve dhe grupeve te tjera sociale. Këta janë projektet madhor, qe sic mund te shikoni, gjate këtyre vjetëve kane pasur efekte shume pozitive ne ndryshimin e këtij vendi.
Zonja dhe zotërinj
Ndryshimi është një nevoje konstante për çdo vend, por për vendin tim, ndryshimi është jetësor. Vendi im ka humbur shumë kohë ne shekuj, dhe rikuperimi i kohës se humbur nuk është i thjeshte. Duhet te vraponi, përndryshe humbisni te ardhmen. Kjo është arsyeja pse jemi angazhuar ne reforma, ne nje përqasje shumë planëshe; ne ishim te suksesshëm ne luftën kundër krimit te organizuar, rrezuam murin e ndërtuar prej tij. Ne 16 muaj agjencia e zbatimit te ligjit shkatërroi me shume se 206 grupe dhe organizata kriminale. Shqipëria sot është një vend i sigurte, indekset e kriminalitetit janë me te ulet se te vendeve te Bashkimit Evropian. Një raport i OKB-së thotë se nuk është rruga kryesore e drogave, sepse është zhvendosur ne drejtime te tjera. Gushtin e kaluar Shqipëria kishte 2.7 milion vizitore dhe nuk pati asnjë incident.
Shqipëria po përballej me probleme serioze për shkak te korrupsionit. Korrupsioni ishte shndërruar ne nje sistem te vërtetë kleptokratik. Unë premtova te luftoja me tolerance zero korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe kjo mund jetë arritur. Reformat janë jetësore dhe vendimtare për ta luftuar korrupsionin. Ne filluam ta luftojmë korrupsionin që zyrat e qeverisë duke ndaluar përdorimin e parave publike për qëllime personale. Pra, ne ia dolëm të shkurtojmë shpenzimet administrative nga 3.2% te GDP-së në 2% te GDP-së. Pjesë e luftës kundër korrupsionit ishte edhe nxjerrja e administratës nga konflikti i interesit. Asnjë person që punon në administratën time nuk mund të jetë në konflikt interesi. Pjesë e luftës kundër korrupsionit është edhe nxjerrja e një ligji kundër korrupsionit. Garantohet mbrojtja e dëshmitarëve dhe shpërblimi i tyre me 6% të vlerës së punës së kryer. Duke filluar nga Janari i këtij viti në Shqipëri nuk përdoren prokurime të tjera përveç atyre elektronike. Ne jemi shumë të vendosur për të luftuar korrupsionin në dogana dhe në autoritetin fiskal. Dhe rezultatet janë shumë të mira, megjithatë korrupsioni ende ekziston. Gjithashtu, ne kemi privatizuar çdo ndërmarrje dhe shumë pak ka mbetur ende publike në vendin tim. Në të gjithë këtë proces gjëja më e rëndësishme ishte lufta kundër korrupsionit. Më shumë se 120 zyrtarë janë penalizuar për shkak të korrupsionit. Katër vjet më parë Shqipëria ishte mes 24 vendeve më të korruptuara. Por, vitin e kaluar ne lamë pas 95 vende. Ne kërkojmë vazhdimisht të aplikojmë praktikat më të mira ashtu si 20 vendet e para. Kemi ende një rrugë të gjata për të bërë, por është një rrugë që do ta përshkruajmë. Ne filluam të punojmë me reformat në katër drejtime. Së pari, ne vendosëm të heqim çdo pengesë burokratike, së dyti shndërrimin në një
vend të rëndësishëm në Evropë, së treti shndërrimin në një vend prodhues me kosto të ulët. Aktualisht ne kemi ende nevojë për investimet e huaja. Dy muaj më parë, ne kemi nënshkruara kontrata 5 miliard Euro në fushën e energjisë dhe fusha të tjera. Përfundimisht, vendi po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës për investimet e huaja. Këto janë në përputhje me reformat e ndërmarra në kontekstin e anëtarësimit në BE dhe NATO. I jam shumë mirënjohës vendeve të NATO-s për vlerësimin serioz që i bënë përpjekjeve tona. Ata e ftuan Shqipërinë në Bukuresht dhe ne Strasburg Shqipëria behet anëtare e NATO-s. Për vendin tim, kjo është arritja më e madhe pas pavarësisë. Anëtarësimi në NATO është shumë i rëndësishëm për çdo komb. Për Shqiptarët, të cilët kanë nevojë ta ndërtojnë të ardhmen si komb i lirë, kjo është me rëndësi thelbësore. Ne po punojmë shumë për të hyrë ne BE. Por,
procesi është i gjate. Ne do ta nisim procesin e kandidimit. Shumë shpejt do tí marrim seriozisht përpjekjet për plotësimin e kritereve. Por, edhe programi i ‘Një OKB’është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi të privilegjuar për tú zgjedhur vend pilot për programin Një OKB. Kjo është mundësi e madhe dhe një ndihmë e madhe në kuadër të përgatitjeve tona për procesin e integrimit. Integrimi do të thotë kursim në kohë dhe koordinimi më i mirë do të thotë kursim parash. E vlerësoj shume agjencinë e OKB-së për punën e shkëlqyer në nxitjen e kësaj iniciative, që në fillim ishte thjesht në letër, por çdo ditë e më shume në vendin tim po bëhet realitet. Kjo është mënyra më e mirë për te vazhduar me objektivat e mijëvjeçarit. Gjatë takimeve të tilla ne gjithashtu mund të ndajmë së bashku disa nga eksperiencat tona politike.
Ju faleminderit!”
23/03/2009