Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron besimtarët bektashinj.
Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli,zhvilloi sot me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit,një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u takua me kreun e kësaj selie Baba Dede Reshat Bardhi.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh pë mediat ndër të tjera se: Shfrytëzoj rastin për të uruar të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e festës së tyre. Në fakt është një ditë feste për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në çdo vend tjetër.
Është në fakt një ditë e fisnikërisë, është një ditë e rilindjes që ka edhe një koincidencë të jashtëzakonshme më 22 marsin e 1992 që ishte me të vërtetë dita e rilindjes, është fitorja e parë e pluralizmit, fitorja e parë për ndërtimin e Shqipërisë moderne.
Një festë e tillë ka sjellë gjithmonë mbarësi për popullin tonë, dhe në fakt këtë do ta shohim në më pak se dy javë në Strasburg, Kehl, dhe besoj edhe pas Natos-s do të vijnë ditë të tjera të bukura për Shqipërinë dhe unë ju uroj të gjithëve ju.