E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka dhe Shërbimi Shkencor i Kuvendit pasurohet me dhjetra botime mbi legjislacionin dhe historinë e Bashkimit Europian.

  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot pjesë në ceremoninë e dhurimit  të një nurmi të konsiderueshëm  botimesh  mbi  të  drejtën parlamentare,   legjislacionin e BE -së,  historinë e BE, të drejtën europiane, te autoreve më në zë të këtyre fushave, bibliotekës dhe Kërkimit Shkencor të Kuvendit të Shqipërisë.   Kjo paketë dhuruar sot nga OSBE, në bashkëpunim me qeverinë hollandeze, është pjesë e projektit të OSBE, në kuadrin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë.   Me këtë rast në mjediset e bibliotekës së Kuvendit u organizua një ceremoni e veçantë me pjesëmarrjen e  Kryetares së Kuvendit , ambasadorit të OSBE Robert Bosch dhe ambasadorit të Hollandës, Henk Van den Dool.   Kryetarja e Kuvendit, pasi falenderoi ambasadorin e OSBE dhe atë hollandez për bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve  të administratës dhe shërbimeve në Bibliotekën dhe Arkivin e Kuvendit, u shpreh:   Këto botime që Bibliotekës së Kuvendit I dhurohen sot nga OSBE dhe qeveria hollandeze, fokusohen në të drejtën parlamentare, në të drejtën europiane, në historinë e Bashkimit Europian, dhe historinë e institucioneve të këtij Bashkimi. Vazhdimi i këtij projekti me pajisjen e Bibblotekës së Kuvendit me botimet më të fundit në fushën e legjislacionit, do  të ndikojë edhe më tej në  rritjen e cilësise së ligjeve dhe efektshmërinë e punës së deputetëve dhe të stafit mbështetës të Kuvendit.   Ambasadori I OSBE, Bosch, duke vlerësuar mbështetjen e Kryetares së Kuvendit gjatë implementimit të projektit të OSBE-së, për bashkëpunimin me Kuvendin, u shpreh se  një shërbim biblioteke dhe kërkimi shkencor profesional do të ndihmojë deputetët, komisionet parlamentare dhe anëtarët e komisioneve, të kryejnë detyrat e tyre me më shumë efikasitet.
Takimin e përshëndeti dhe ambasadori I Hollandës Henk Van den Dool.
                               
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›