E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr telefonatë urimi nga Kryeministri i Kosovës Thaçi, për anëtarësimin në NATO

Mbrëmë, Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, i ka telefonuar Kryeministrit Berisha dhe përmes kësaj telefonate të ngrohtë, i përcolli urimet më të përzemërta të qeverisë së tij dhe të popullit të Kosovës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në këtë telefonatë, Kryeministri Thaçi e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar, si një ngjarje të cilën po e feston mbarë populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që ata janë.

Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Thaçi për urimin e tij të përzemërt dhe u shpreh se e ardhmja më e ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët  është anëtarësimi i tyre në NATO dhe në Bashkimin Europian.


06/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›