E Diel, 1 Nëntor 2026

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s priten në urën mbi lumin Rin, nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Sarkozy

Në vazhdim të samitit jubilar të Aleancës së Atlantikut të Veriut, sot paradite Kancelarja gjermane Angela Merkel priti kryetarët e shteteve dhe qeverive në një pasarele simbolike  që lidh dy shtetet mbi lumin Rin. Në orën 09.45, minuta Kanceralja Merkel i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Sali Berisha.

Pas kësaj ceremonia të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s së bashkë kaluan pasarelen dhe në mes të saj u pritën nga Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, i cili ju uroi mirëseardhjen në Strasburg, ku do të zhvillohet edhe dita e dytë e këtij samiti jubilar, që mbahet me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.


04/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›