E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mesazh solidariteti kryeministrit turk Recep Tayyip Erdoğan

Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi kryeministrit turk Recep Tayyip Erdoğan, në të cilin i shpreh solidaritetin për humbjen e 26 ushtarëve dhe civilëve turq si dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimin e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor.

Në mesazhin e tij kryeministri Berisha shprehet:

I dashur zoti Kryeministër,

Sulmi në territorin e Republikës së Turqisë nga PKK, në të cilën u vranë 24 ushtarë dhe civilë të Turqisë, ishte një akt terrorist i shëmtuar.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë terrorist, ju shpreh Ju, qeverisë suaj, familjarëve të viktimave dhe kombit mik turk, ngushëllimet tona më të sinqerta si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimin e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor.

Me respekt,

Sali Berisha


19/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›