Presidenti Topi dekoron regjisorin dhe skenaristin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti, me Urdhrin “Nderi i Kombit”

20 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot paradite kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, gjatë një ceremonie të veçantë në Presidencë, ku ishin të ftuar personalitete të artit, kulturës, aktorë, regjisorë, kineastë, miq e familjarë.
Pas nderimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zotit Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi zotit Dhimitër Anagnosti, Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, një ndër themeluesit e Kinematografisë Shqiptare, autorit të shumë filmave të rëndësishëm që shënuan pika referimi në artin shqiptar”.
Në fjalën e tij, zoti Anagnosti, duke shprehur mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim të lartë nga Kryetari i Shtetit shqiptar, vuri në dukje se: “Dekorimi me këtë titull të lartë nga Ju, zoti President, është një vlerësim e nderim i krijimtarisë time kinematografike e më gjerë. Ndaj Ju falenderoj e Ju jam shumë mirënjohës. Falenderoj Arkivin Shtetëror të Filmit dhe Drejtoreshën e tij, që patën mirësinë të jenë nismëtarë për këtë vlerësim të lartë!
Arti i filmit është një art kolektiv. Vepra filmike mban brenda krijimtarinë, talentin dhe mundin e shumë njerëzve, emrat e të cilëve renditen e projektohen në ekranin e madh të kinemasë e në atë televiziv, sa herë që filmi shfaqet. Disa prej tyre më nderojnë sot në këtë ceremoni me praninë e tyre. Falenderoj të gjithë skenaristët, drejtorët e fotografisë, aktorët, kompozitorët, piktorët, parukierët, etj! Është mundi dhe talenti i tyre brenda veprës filmike. U jam shumë mirënjohës dhe teknikëve të shumtë të asaj që ne i kemi quajtur ‘prapavija’. Ajo që ka qenë përgjithësisht pranë meje e që, që në lindje të idesë të subjektit e deri në përfundimin e veprës filmike, ka qenë bashkëshortja ime, Roza. Dhe kjo s’ka qenë për të një shëtitje e lehtë, por një rrugëtim i vështirë, hera-herës edhe me pika loti. Kam rastin ta falenderoj edhe publikisht!
Krijimtaria ime është ushqyer nga jeta ime dhe e popullit tim, nga çdo gjë që ky popull ka përjetuar e krijuar, nga gëzimet e tij e po aq edhe nga dhimbjet e tij, dhe kjo përmes gjuhës shqipe që vjen e veçantë nga vendi primordial i gjuhëve.
Zoti President, po e mbyll fjalën time edhe me një lutje drejtuar Zotit. Të më ruajë tani në pleqëri nga ndonjë lajthitje e mundshme që do ia zbehte vlerën titullit të lartë me të cilin Ju më nderuat! Ju faleminderit!”
Ndërsa Presidenti Topi theksoi: “Sinqerisht jam i gëzuar që m’u dha rasti nga ky pozicion, t’ju akordoj një titull që ju plotësisht e keni merituar. Ne jemi rritur dhe jemi formuar pikërisht me ato emocione që na keni dhuruar. Besoj, si unë janë të gjithë ata që ju kanë ndjekur si një artist i vërtetë. Pra, keni qenë dhe jeni një njeri me shumë dimensione, së pari, një qytetar i vërtetë, por dhe një artist i vërtetë. Unë vetëm isha në fazën përmbyllëse të asaj që më takon të bëj. Por ata që e kanë inicuar, janë pikërisht ata me të cilët ju keni punuar. Sepse së pari, vlerësimi, kur është i lartë, vjen nga kolegët, nga profesionistët, pastaj vjen nga shoqëria që jam i bindur që sot, kur ta marrin vesh që ju është akorduar ky titull, me siguri do ta përkrahin dhe do ta mbështesin këtë procedurë, e cila u finalizua sot këtu.
Urimet më të mira! Jetë të gjatë! Keni mbetur në memorien e pashlyeshme, në memorien e artë të kombit! Urimet më të mira, juve, familjes dhe gjithë kolegëve! Urime!”