E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë 18.10.2009, Për barrët siguruese, të ndryshuar

  Në mbledhjen e datës 21 tetor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë 18.10.2009, Për barrët siguruese, të ndryshuar, në prani të specialistëve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Qëllimi i këtij ndryshimi është që transaksionet, të cilat kryhen me objekt krijimin e barrës siguruese midis palëve, të kenë një garanci më të madhe, sepse praktika e deritanishme ka treguar, se ka pasur mospërputhje midis regjistrimit në regjistrin e barrës siguruese të pasurisë së luajtshme, të vendosur si bazë siguruese dhe statusit real të kësaj barre, ose të pasurisë.
Kjo dispozitë detyron çdo person të interesuar, palë në një marrëveshje të tillë siguruese, të verifikojë paraprakisht te regjistri i barrës siguruese. Ky veprim duhet të jetë i detyrueshëm, për çdo rast kur krijohet një transaksion i tillë midis palëve.
Deputetët vlerësuan së ky regjistër, bashkë me aksesimin e tij gjatë transaksioneve të ndryshme, është i domosdoshëm, sepse krijon më shumë siguri.
Deputetët e miratuan projektligjin me të gjitha votat pro, me disa shtesa dhe ndryshime.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›