E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha nderon kujtimin e Prof. Selman Riza

Kryeministri Sali Berisha shkoi sot në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të  Prof. Selman Riza në vendlindjen e tij, në Kosovë.
 
Kryeministri Sali Berisha shkoi sot në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të  Prof. Selman Riza në vendlindjen e tij, në Kosovë.
 
Pas homazheve, Kryeministri Berisha shprehu përpara gazetarëve respektin dhe nderimin e tij për këtë njeri të shquar të shkencës dhe të letrave shqipe.
 
“ Profesor Selman Riza është një nga kollosët e gjuhës sonë të bukur, por është dhe një nga kollosët e atdhetarisë , e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën, i cili nuk u mposht kurrë.  Klika obskurantiste e Enver Hoxhës syrgjynosi Selman Rizën duke besuar dhe menduar se do të mund ta mposhte. Ai sot është më i gjallë se kurrë.
 
Selman Riza sot kthehet në Kosovën e tij të lirë dhe të pavarur për të cilën ai punoi gjatë gjithë jetës së tij, si pak kush tjetër. Unë dua të shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh për këtë kollos të shkencës dhe atdhetarisë shqiptare, për familjen e tij por njëkohësisht edhe kënaqësinë time të madhe që ai, në përputhje me dëshirën e tij, kthehet në Kosovën e lirë dhe të pavarur.”22/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›