E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha në Bruksel, për konferencën e integrimit

BRUKSEL- Kryeministri Sali Berisha u nis dje për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën me temë “Ballkani Drejt Integrimit Evropian”, i cili organizohet më datë 11 Prill nga Grupi i PPE-së, në Parlamentin Evropian.

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit të fuqishëm që Grupi i PPE-së në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug – Lindore në procesin e integrimit. Berisha merr pjesë në këtë Konferencë i ftuar nga kreu i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›