E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha nënshkruan me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Javier Solana Memorandumin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionin EUFOR në Çad

Kryeministri Berisha nënshkroi sot, në Paris, me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit/Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Javier Solana Memorandumin për pjesëmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në operacionin e BE-së, EUFOR, në  Republikën e Çadit. 

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë së Jashtme franceze, ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Bernard Kouschner dhe Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Lulzim Basha.

Në kuadër të operacionit EUFORChad/RCA, Shqipëria do të kontribuojë me një kompanie prej 62 ushtarësh. Kjo shënon edhe pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në një operacion të BE-së dhe një kontribut i saj në politikën e përbashkët europiane të sigurisë e mbrojtjes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›