PROJEKTLIGJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836, DATË 26.11.2007, “PËR BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9836, DATË 26.11.2007, “PËR BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2008”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti i shtetit, për vitin 2008, është:
Të ardhurat 303 783 milionë lekë;
Shpenzimet 360 207 milionë lekë;
Deficiti 56 424 milionë lekë.
Buxheti i shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 2
A. Fondi i konsoliduar, për vitin 2008, është:
Të ardhurat 252 724 milionë lekë;
Shpenzimet 309 148 milionë lekë;
Deficiti 56 424 milionë lekë.
Fondi i konsoliduar përbëhet nga:
A.1. Buxheti qendror:
Të ardhurat 237 142 milionë lekë;
Shpenzimet 293 566 milionë lekë.
A.2. Buxheti i pushtetit vendor:
Të ardhurat 31 646 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 16 064 milionë lekë;
Shpenzimet 31 646 milionë lekë.”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
B. Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2008, është:
B.1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:
Të ardhurat, gjithsej, 63 360 milionë lekë;
Nga të cilat:
- Kontributet 45 650 milionë lekë;
- Transferimet nga buxheti i shtetit 17 710 milionë lekë;
Shpenzimet 63 360 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2008, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
B.2. Skema e sigurimit suplementar:
Të ardhurat, gjithsej, 4 153 milionë lekë;
Nga të cilat:
- Kontributet 186 milionë lekë;
- Transferimet nga buxheti i shtetit 3 967 milionë lekë;
Shpenzimet 4 153 milionë lekë.”.
Neni 4
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
C. Buxheti i sigurimeve shëndetësore, për vitin 2008, është
Të ardhurat, gjithsej, 11 160 milionë lekë;
Nga të cilat:
- Kontributet dhe të tjera 5 223 milionë lekë;
- Transferimet nga buxheti i shtetit 5 937 milionë lekë;
Shpenzimet 11 160 milionë lekë.”.
Neni 5
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
Të ardhurat e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 4 670 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 209 711 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 22 761 milionë lekë;
Të ardhurat e buxhetit vendor ` 15 582 milionë lekë.”.
Neni 6
Neni 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 7
Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit është 56 424 milionë lekë, i cili financohet në masën 4 140 milionë lekë nga të ardhurat e privatizimit dhe diferenca me huamarrjen e brendshme dhe të jashtme.
Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja e brendshme për financimin e deficitit të buxhetit nuk mund të jetë më e madhe se 24 742 milionë lekë. Këshilli i Ministrave për kompensimin e diferencave siguron burime suplementare ose merr masa për shkurtimin e shpenzimeve.
Kufiri i huamarrjes së brendshme dhe të jashtme mund të reduktohet për çdo të ardhur, të arkëtuar nga privatizimi i ARMO, sha-së, në masën 50 për qind të të ardhurave të realizuara nga ky privatizim. Pjesa tjetër e të ardhurave nga ky privatizim përdoret nga Këshilli i Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime, i cili, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji.
Të ardhurat nga privatizimet e zakonshme, mbi kufirin e parashikuar në këtë nen, përdoren tërësisht nga Këshilli i Ministrave, për të rritur kufirin e shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor.”.
Neni 7
Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 8
Shpenzimet e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente 206 350 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 94 419 milionë lekë;
Rezerva e Këshillit të Ministrave 2 400 milionë lekë;
Kontigjenca 7 500 milionë lekë.
Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për institucionet e pavarura nga Këshilli i Ministrave, kufiri i shpenzimeve dhe numri i punonjësve janë sipas tabelës 1/1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondi i kontigjencës për investime prej 3 000 milionë lekësh, i përshkruar me hollësi në tabelën 1/2, që i bashkëlidhet këtij ligji, përdoret në masën 30 për qind, në përputhje me realizimin e të ardhurave në buxhet, në fund të 8-mujorit, të vitit 2008, dhe 70 për qind, të fund të 9-mujorit, të këtij viti. Fondi 150 milionë lekë, “Mbështetje për shoqërinë civile”, sipas tabelës 1, të këtij ligji, përdoret për organizatat jofitimprurëse, sipas përcaktimeve të bëra në një ligj specifik.”.
Neni 8
Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 11
Fondi i kontigjencës, prej 2 000 milionë lekësh, përdoret për rritjen e pagave dhe të pagesave sociale, me miratimin e Këshillit të Ministrave, në 6-mujorin e dytë, të vitit 2008.
Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 2 400 milionë lekësh, përdoret për rastet e paparashikuara të institucionave buxhetore.
Fondi i kontigjencës për ruajtjen e deficitit, prej 5 500 milionë lekësh, përdoret nga Këshilli i Ministrave.”.
Neni 9
Neni 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 12
Buxheti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është 1 020 milionë lekë. Ndarja e këtij fondi buxhetor bëhet nga vetë Kuvendi, në zbatim të ligjit për statusin e deputetit dhe të rregullores së Kuvendit.”.
Neni 10
Pas nenit 12 shtohet neni 12/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 12/1
Paga e Presidentit të Republikës, nga data 1 korrik 2008, është 250 000 lekë në muaj.”.
Neni 11
Tabela 2, e përmendur në nenin 13, të ligjit, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 12
Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:
a) Në fund të paragrafit të parë shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Fondet për konviktet e shkollave të mesme, të cilat janë transferuar në njësitë e qeverisjes vendore, shpërndahen sipas tabelës nr.4, që i bashkëlidhet këtij ligji.”.
b) Tabela 3 zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 13
Neni 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 16
Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2008, është jo më shumë se 72 000 milionë lekë. Limitet e rritjes së borxhit të shtetit, sipas komponentëve, janë, si më poshtë vijon:
1. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga huamarrja, e brendshme dhe e jashtme, për financimin e deficitit buxhetor, është 52 284 milionë lekë, nga i cili, huamarrja e brendshme neto nuk mund të jetë më e madhe se 24 742 milionë lekë. Kufiri maksimal i huamarrjes së brendshme neto ulet në varësi të disbursimeve nga huatë e jashtme, duke respektuar kufirin e rritjes së borxhit të shtetit, për financimin e deficitit buxhetor.
2. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga garancitë e shtetit, të lëshuara për palët e treta përfituese, është 5 658 milionë lekë, përfshirë edhe garancitë për fondin e garantimit të kredive të eksportit. Këto të fundit lëshohen nga komiteti i ngritur për këtë qëllim dhe nuk mund të jenë më shumë se 200 milionë lekë.
3. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga njohja e borxheve të jashtme, të papaguara, është 5 558 milionë lekë.
4. Kufiri i rritjes së borxhit të shtetit nga mbulimi i diferencave të rivlerësimit të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë është 8 500 milionë lekë.”.
Neni 14
Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij ligji.
Neni 15
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI