Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit Juela Meçani
Media të kontrolluara nga opozita dezinformojnë sot qytetarët shqiptarë, duke u shprehur se qeveria ka rritur rrogat e zyrtarëve të lartë dhe se ata paguhen më shumë se zyrtarët amerikanë.
Një trillim të tillë mund ta bëjnë vetëm organet e mashtrimit. Gjatë këtyre tre viteve, kjo qeveri ka rritur pagat e zyrtarëve të lartë vetëm me 12 për qind, ndërkohë që ka rritur me 6.5 herë apo me 75 për qind rrogat e arsimtarëve, me rreth 80 për qind rrogat e infermierëve dhe me rreth 50 për qind rrogat e punonjësve të tjerë.
Shpifjet dhe trillimet, të diktuara këto nga opozita, nuk mund të ndryshojnë realitetin dhe nuk mund të ndryshojnë asgjë në politikën e pagave më të larta të kësaj qeverie.