E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lekë Çukaj

Kryeministri Berisha ngushëlloi sot familjarët e ish deputetit të Partisë Socialiste Lekë çukaj. Kryeministri Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Lekë çukaj, i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik.
Në mesazhin e ngushëllimit Kryeministri Berisha shprehet:
“Ndarja tragjike nga jeta e Lekës, njeriut tuaj më të dashur, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ishte një lajm i hidhur jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që e kanë njohur Lekë çukajn, kanë njohur vlerat dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve që përfaqësonte, të Dukagjinit dhe Shkodrës.
Me këtë rast, duke ndarë me ju dhembjen e thellë, ju shpreh ju ngushëllimet e mia të sinqerta, lutem dhe dëshiroj që shpirti i Lekës të gjejë paqen e merituar.
Me respekt,
Sali Berisha”21/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›