E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ish Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zotin Sergjan Kerim

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, ish presidentin e Asamblesë së përgjithshme të kombeve të Bashkuara, zotin Sergjan Kerim.

Duke falënderuar kryeministrin për mikpritjen, zoti Kerim vlerësoi zhvillimet pozitive të viteve të fundit në Shqipëri, si dhe arritjet e reformave në sektorë të rëndësishëm për vendin. Zoti Kerim u shpreh se tashmë Shqipëria konsiderohet si një shembull i suksesshëm i vendeve që nëpërmjet reformave po përparojnë drejt zhvillimit.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se dy projektet madhore për shqiptarët mbeten integrimi në NATO dhe BE, projekte për të cilat po punohet intensivisht deri në implementimin e plotë të tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha bëri një paraqitje të ecurisë  së reformave më të rëndësishme që po zhvillon qeveria në këtë drejtim, duke theksuar se vendimtare në progresin e reformave mbeten lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, korrupsionit, informalitetit, etj. Kryeministri u ndal në mënyrë të veçantë tek masat e ndërrmarra nga qeveria për përmirësimin në vazhdimësi të klimës ndaj biznesit, duke theksuar se tashmë Shqipëria ofron të gjitha kushtet optimale për realizmin me sukses të investimeve të huaja.

Duke u ndalur në reformën zgjedhore, kryeministri Berisha theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar vitin që vjen zgjedhjet më të mira në vend, në përmbushje të plotë të  të gjitha standardeve evropiane.


13/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›