Kryeministri Berisha niset në Strasburg me ftesë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KE
Sot në mesditë, Kryeministri Berisha u nis për një vizitë në Strasburg me ftesë të Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zotit Rene Van Der Linden. Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në një seancë diskutimesh mbi zhvillimet e politikave rajonale dhe të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë sesion do të marrin pjesë edhe disa kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.