Kryeministri Berisha niset për një vizitë në Francë me ftesë të Presidentit Francez, Nikola Sarkozi
Kryeministri Berisha niset sot për një vizitë në Francë, me ftesë të Presidentit të Francës, zoti Nikola Sarkozy.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës, zoti Nikola Sarkozi në Pallatin Elyzee.
Gjithashtu, për nder të Kryeministrit Berisha, është organizuar një Konferencë në Paris nga MEDEF (Mouvement d’Entreprises de France) ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare dhe financiare më të rëndësishme të Francës kanë shprehur interes të madh për t’u njohur gjerësisht dhe më nga afër me ecurinë e reformave në Shqipëri, ekonominë shqiptare dhe potencialet e saj.
Në vazhdim të kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Francës, zotin Bernard Kushner, i cili do të shtrojë për Kryeministrin Berisha dhe një drekë zyrtare.
23/04/2009