E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për një vizitë zyrtare në Katar

Kryeministri Berisha u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Katar, me ftesë të Kryeministrit të Katarit Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministri i Financave z.Ridvan Bode.

Gjatë qëndrimit në Katar, Kryeministri Berisha do të pritet nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani dhe nga Kryeministri i Katarit, Sheikh Hamad bin Jassem bin Jabr Al Thani. Pas bisedimeve, midis të dyja palëve do të nënshkruhet një marrëveshje për sigurinë e investimeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime me biznesmenë nga Katari dhe do të pritet nga Presidenti i Shoqatës së Biznesit të Katarit z. Isa abu Isa.

Në vazhdim të vizitës, Kryeministri Berisha do të vizitojë Muzeun Islamik të Artit, Akademinë “Aspire” dhe do të takohet me përfaqësues të Fondacionit “Katar”.  


09/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›