Kryeministri Berisha uron të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për Festën e 8 Marsit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha ju uron Festën e 8 Marsit të gjitha nënave, motrave, vajzave, grave shqiptare.
Në urimin e Tij në këtë ditë festive për të gjithë shqiptarët, Kryeministri Berisha shpreh mirënjohje për kontributin dhe rolin e tyre në jetën e vendit si dhe siguron beteja dhe përpjekje të pandërprera për barazinë gjinore, kusht i vetëm për një shoqëri më të emancipuar.
Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet:
“Ju përcjell të gjitha vajzave, grave, nënave dhe motrave shqiptare urimet e mia më të përzemërta për vehten dhe bashkëshortët, fëmijët, familjet e tyre.
Duke u përulur me nderim të thellë përpara sakrificës së tyre të madhe, ndihmës dhe kontributit të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë, unë i garantoj ato se qeveria do të vazhdojë me përkushtim të madh betejën dhe përpjekjet derisa në shoqërinë shiptare të vendoset barazia reale midisa motrës dhe vëllait, midis burrit dhe gruas, midis nënës dhe babait.
Është dhe do të jetë kjo një betejë themelore e qeverisë time, betejë për emancipimin e shoqërisë dhe zhvillimin e harmonishëm të shoqërisë shqiptare.
Edhe një herë ju uroj Gëzuar Festën e 8 Marsit vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë!”
Kryeministrë e Republikës së Shqipërisë
Prof.Dr. Sali Berisha
08/03/2009