Kryetarja e Kuvendit: Parlamenti me dyer e tij të hapura jep mesazhin që ky duhet të jetë vendi ku shoqëria të jetë e përfaqësuar ashtu siç ajo në fakt është e përbërë.
Kryetarja e Kuvendit hapi sot dyert e insitucionit që drejton për të gjitha gratë. Në një mjedis shumë të ngrohtë e të përzemërt ajo bisedoi sot me çdo grua, çdo nënë, çdo vajzë që erdhi në Kuvend, mori prej tyre urimet më të sinqerta për këtë ditë ndërsa dha mesazhin se përfaqësimi dhe dëgjimi i zërit të gruas në shoqëri është çështje e emancipimit, çështje e së drejtës.
Unë uroj të gjitha nënat, gratë, vajzat për festën e 8 marsit, tha Kryetarja e Kuvendit. Është një ditë në të cilën mendimi drejtohet kryesisht tek nënat e secilës prej nesh, jeta e së cilave ka qenë një rrugë plot sakrifica por gjithmonë me dashuri të pakushtëzuar.
Mirënjohje dhe dashuri të pa fund për çdo nënë, Është një rast për të kujtuar sakrificën e të gjitha grave në fushën e civilizimit, në përkushtimin e tyre ndaj fëmijës, familjes dhe ndaj shoqërisë.
Unë në mënyrë të veçantë dua ta shoh këtë 8 mars në prespektivën e asaj që ka arritur gruaja shqiptare; emancipimin e dukshëm të saj, shkollimin e jashtëzakonshëm, kurajon me të cilën ajo ecën në jetën e përditshme dhe përballë vështirësive të jetës.
Si politikë e veçantë e kësaj dite është Parlamenti me dyer e tij të hapura për të dhënë mesazhin që ky duhet të jetë vendi ku shoqëria të jetë e përfaqësuar ashtu siç ajo në fakt është e përbërë.
Nëse nuk kemi aktualisht 50 përqind të përfaqësimit të nisim me 30 përqind përfaqësim të grave në Parlamentin e ardhshëm. Unë uroj dhe besoj se ne do ta arrijmë. Kjo do të sjellë një tjetër mendësi dhe një përqëndrim më të madh për të zgjidhur disa probleme që ndoshta për burrat nuk duken aq të rëndësishme, por në fakt janë jetësore për fëmijën, të moshuarin, të sëmurin, sepse ndaj këtyre personave ndjeshmëria e nënave, grave është shumë e madhe. Unë nuk kam thënë kurrë se gratë janë më të zonjat se burrat, por unë mendoj se ato duhet të jenë të përfaqësuara plotësisht sepse është çështje e së drejtës, çështje e emancipimit tonë dhe të shoqërisë. Unë falënderoj në mënyrë të veçantë gratë që kanë ardhur nga Kosova dhe çdo grua që ka ardhur sot në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë për praninë e tyre këtu për mesazhet e tyre që mbartin dashuri dhe shumë optimizëm.