E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për një vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri Sali Berisha u nis sot në mesditë, me ftesë të Kryeministrit Ivo Sanader, për një vizitë zyrtare dy ditore në Kroaci. Kryeministri Berisha shoqërohet nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli.  

Kryeministri Berisha do të pritet nga homologu i tij Sanader, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim tete a tete dhe më pas, do të zhvillohen bisedimet mes dy delegacioneve zyrtare. Gjatë bisedimeve, do të trajtohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, proceset integruese në NATO dhe BE, si dhe zhvillimet në rajon.  

Pas bisedimeve, midis të dyja palëve do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Gjatë vizitës në Kroaci, Kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti Stjepan Mesic dhe Kryetari i Parlamentit Luka Bebic.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë gjithashtu një takim në Dhomën e Ekonomisë me përfaqësues të biznesit kroat.

Një takim i veçantë do të jetë ai me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci.


09/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›