Kryeministri Berisha përshëndet Samitin e Dubrovnikut në Kroaci
Kryeministri Berisha merr pjesë në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën “Europa Juglindore, përballja me sfidat globale”.
Në samit marrin pjesë kryeministrat e Krocisë Jodranka Kosor, Francës Francois Fillon, i Polonisë Danald Tusk, i Sllovenisë Borut Pahor, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Malit të Zi Milo Gjukanovic, i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiric, i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.
Në ditën e parë të këtij Samiti Kryeministri Berisha ishte një nga pjestarët në panelin kryesorë, në të cilin diskutohej mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis vendeve të rajonin, me interes të përbashkët reciprok, si dhe hapat dhe reformat e ndërmarra nga qeveritë e rajonin, në procesin e tyre të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanin në Bashkimin Evropian.
Në fjalimin e tij kryeministri Berisha u shpreh:
"Të nderuar kolegë Kryeministra,
Jam shumë i nderuar dhe shumë i prekur që jam këtu dhe dua t’ju falenderoj që më keni ftuar të marr pjesë në këtë takim të madh.
Por, jam gjithashtu i prekur se 18 vjet më parë unë isha ulur përpara krerëve të rëndësishëm të shteteve evropiane, atë ditë, ky qytet i bukur ishte nën bombardim. Dhe unë po përdorja të gjitha leximet e mia mbi të shkuarën e tij të madhe, duke ngritur zërin për atë që po ndodhte këtu. Ne jemi shumë të privilegjuar dhe të lumtur që jemi sot këtu. Unë jam gjithashtu shume i prekur dhe i lumtur për ndryshimet e mëdha që ka bërë ky rajon gjatë këtyre viteve. Në një të shkuar jo të largët, pothuajse të ngjashme me disa rajone afrikano lindore, tani rajoni përfshin vende anëtare të BE-së, si psh. Slovenia, Bulgaria dhe Kroacia që është në prag të anëtarësimit. Vendet tona, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia është më afër, të gjithë vendet tona po punojnë shumë seriozisht për projektet tona evropiane. Vende, që tani po shikojnë si të punojmë më ngushtësisht së bashku. Unë jam thellësisht i bindur se bashkëpunimi rajonal, miqësia, është jetësore për të ardhmen e tyre.
Por, çfarëdo që ka ndodhur në rajonin tonë, në vendet tona, një gjë është sigurte, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre. është një moment shumë interesant për vendet tona, interesi i tyre kombëtar po bëhet identik me idealet evropiane, interesin evropian.
Unë jam plotësisht dakord me kryeministrin Pahor se ka ende probleme, dhe rruga më e mirë për ti zgjidhur është mbajtja e interesave evropiane, idealeve evropiane si gjeja më e mirë për vendet tona.
Unë përshëndes marrëveshjen që nënshkruan qeveritë e Slovenisë dhe Kroacisë. Unë përgëzoj gjithashtu kombin slloven për rezultatin e arritur në referendum, sepse çdo sinjal i gabuar në Bruksel dëmton të gjithë rajonin. Vendet e tjera po zgjidhin problemet e tyre.
Përshëndet progresin që Kosova dhe Maqedonia bënë me kufijtë e tyre, duke zgjidhur problemin e kufijve në një rrugë shumë të civilizuar. Ne duhet të biem dakord të gjithë që të ruajmë kufijtë aktual. Ka ende konflikte për kufijtë, por, kjo është shumë anti-produktive dhe e rrezikshme. Vendet perëndimore kanë bërë investime të jashtëzakonshme në këtë rajon dhe ruajta e kufijve aktuale është në interesin evropian, idealeve evropiane, por edhe në interesin e vendeve tona. Jam kryeministri i Shqipërisë, një komb që jeton në tre shtete të tjera. Por, sido që të jetë, ky është një vazhdim gjeografik dhe etnik. Askush nuk është një enklave. Por unë e them me zë të lartë, se ruajtja e kufijve aktual është në interes të shqiptarëve. Për Shqipërinë, është shume e rëndësishme që të bëjë që idealet tona të prevalojnë. Kështu, unë mendoj që ruajtja e kufijve aktualë ka një rëndësi thelbësore.
Puna për një bashkëpunim rajonal është jetësor për ne. Megjithëse ekziston një vullnet i fuqishëm, ai nuk është në nivelin e duhur. Ne tani po luftojmë sëbashku krimin e organizuar, por ne duhet të bashkojmë të gjitha mjetet tona.
Ne na mungon një bashkëpunim në infrastrukturë. Megjithëse, Bashkimi Evropian ka bërë investime të shumta, investime të tjera në infrastrukturë në rajonin tonë do të ishin shumë të rëndësishme. Jam shumë i prekur nga fjalët që Kryeministri Fijon dhe Kryeministri Tusk thanë për të ardhmen tonë evropiane. Unë jam plotësisht dakord që duhet të bazohet në merita. Por, ka prova të qarta, se në arkivat e BE-së ju gjeni gjithashtu një proces të përshpejtuar. Dhe këto raste të përshpejtuara ishin një kontribut i madh për lirinë, demokracinë dhe prosperitetin. Prandaj e quaj një proces që nuk mund të ndalet, një proces i pakthyeshëm. Por, nxitja e tij është jetësore për vendin tonë.
Tani dua të them disa fjalë për krizën ekonomike. Vendi im ia doli të përballet më mirë me këtë krizë. Ne regjistruam një rritje prej 8% në 2008, 3,5 % vitin e kaluar, dhe përsëri kemi një rritje. Dua të ndaj me ju disa momente të saj. Unë besoj se arsyet më të mëdha pse ekonomia jonë e vogël mbijetoi është, sepse kjo krizë e gjeti vendin tonë me një barrë të ulët fiskale. Unë besoj se ishte një element i rëndësishëm që e ndihmoi ekonominë tonë tija dilte më mirë.
Shumë herë kam menduar për një shprehje të Ronald Reganit qe thotë se “Qeveria është problemi”. Në shumë aspekte, qeveria mund të jetë një problem. Por, unë mendoj se problemi më i madh janë paratë. Për këtë, ne na nevojiten më shumë para për investime dhe privatet.
Ne po investojmë fuqishëm në infrastrukturë, 10 % të GDP-së. Qëllimi ynë nuk është që të bazohemi më shumë tek konsumi, por më shumë tek investimet.
Ne kemi një administratë të vogël. Tani kemi një situatë të çuditshme. Një ekonomi reale përpiqet të ngjitet serish në një sistem bankar shumë të ngurtë. Euro ka filluar të kthehet sërish në Shpatën e Demokleut për ekonominë tonë të eurozuar. Kjo është e vërteta. Do të kërkojë që të hidhni një sy nga vendet tona. Ne jemi jashtë Eurozonës, por jemi një vend i eurozuar. Banka Evropiane për Investime, BERZH-i, po adoptojnë politika më agresive, por ende kur unë shoh sistemin tonë bankar në një situatë ende të ngurtë, unë kuptoj se më shumë ndërhyrje tek euro do të ishin të një rëndësie jetike për të na ndihmuar ne të parandalojmë një situatë të vështirë dhe serioze në të ardhmen.
Edhe njëherë, dua t’ju falenderoj ju për ftesën. "
09/07/2010