E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e Parë, Teuta Topi takon zonjën Sheri Blejr.

8 korrik 2010

Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Teuta Topi priti sot në një takim pune në Presidencë, zonjën e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Sheri Blejr, në kuadër të një vizite informale që ajo po zhvillon në Tiranë.

Zonja e Parë, Teuta Topi dhe zonja Blejr kanë bashkëbiseduar përzemërsisht mbi aktivitete të ndryshme të bamirësisë e të ndihmesës për kategorinë e njerëzve në nevojë si dhe për problemet e grave në vendet e tyre.

Zonja Topi e ka njohur zonjën Blejr me situatën dhe vështirësitë që ndeshin gratë në zonat rurale në Shqipëri si dhe me përpjekjet e tyre të përditshme mes angazhimeve të punës e familjes.

Nga ana e saj, zonja Blejr e përgëzoi Zonjën Topi për kontributin e saj në këto aktivitete, të cilat janë në vazhdimësi të diskutimeve të tyre gjatë aktiviteteve të mëparshme të organizuara për këto çështje, si dhe e siguroi për bashkëpunime të frytshme në projekte konkrete në të ardhmen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›