E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet firmosjen e traktatit të ri për kufizimin e armëve bërthamore

Kryeministri Berisha përshëndet firmosjen e traktat të ri, për kufizimin me 30 % të armëve bërthamore, si një arritje historike, në çështjen e armëve të shfarosjes në masë, e cila përbën dhe kërcënimin më serioz, për paqen, stabilitetin dhe qytetërimin botëror.

Firmosja e kësaj marrëveshje, nga presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev është një kthesë thelbësore që dëshmon vullnetin e padiskutueshëm të SHBA-ve dhe të Rusisë, për të ecur drejt qëllimit final, të një bote, pa armë nukleare.


09/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›