Kryeministri Berisha informohet mbi situatën në komunat e bllokuara nga reshjet e dëborës.
Sot në mëngjes Kryeministri Berisha mori një informacion të detajuar nga Ministria e Brëndshme mbi pasojat e reshjeve të dëborës në disa rrethe të vendit.
Reshjet e debores kanë bllokuar një sërë komunash si: Kalaja e Dodës në Lurë, Zallet, Arrën, Shishtavec, Lekbibaj, Dukagjin, Vermosh në rrethet Peshkopi, Kukës ,Tropojë dhe Shkodër.
Kryeministri Berisha udhëzoi që të bëhen përpjekjet maksimale për zhbllokimin e rrugëve që lidhin komunat e bllokuara nga dëbora me akset kombëtare si dhe i kërkoi Ministrisë së Brëndshme , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë të kenë në gadishmëri të plotë disa helikopterë për çdo nevojë ndihme dhe emergjence në komunat e bllokuara nga reshjet e dëborës.