E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i dërgon një telegram urimi Kryeministrit të Sllovenisë Janez Jansa.

Telegram urimi dërguar nga Kryeministri Sali Berisha për Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa.

"I dashur zoti Kryeministër Jansa duke iu uruar edhe njëherë Vitin e Ri, dua me këtë rast të përshëndes Presidencën tuaj të Bashkimit Europian si një ngjarje madhore jo vetëm për vendin tuaj mik, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit që kanë në integrimin e tyre në BE, projektin kryesor të të ardhmes së tyre.
Unë kam bindjen se Kryesia e Sllovenisë nën drejtimin tuaj do të jetë një Kryesi e suksesit të vërtetë për mbarë popujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Por do të japë edhe një kontribut kryesor në paqen, stabilitetin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit si dhe në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj për Pavarësi.
Une dua t’ju siguroj ju zoti Kryeministër se Shqipëria në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit do të bëjë të gjitha përpjekjet për konsolidimin e demokracisë, ekonomisë së tregut funksional dhe arritjes së standarteve europiane.
Lutemi pranoni zoti Kryeminister konsideratën time më të lartë dhe dëshirën për t’u takuar në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju.
Sinqerisht, I Juaji Sali Berisha."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›