PDIU, qeverisë: Ndihmë peshkatarëve, pengohen nga greket
TIRANE- PDIU i ben apel qeverise t’i vije ne ndihme peshkatarëve te Sarandës, të cilët pengohen e bllokohen nga marinarët grekë.
Ne nje deklarate per mediat, PDIU beri me dije se policia kufitare greke përdor hartën e marrëveshjes së ujërave detarë, të rrëzuar nga Kushtetuesja dhe penalizon peshkatarët duke mos i lejuar ata të peshkojnë në ujërat e thella të detit Jon.
Ne rrethana te tilla, sipas PDIU eshte e nevojshme te nisin negociatat për zgjidhjen e përkohshme të shqetësimeve të këtyre peshkatarëve, si dhe ndalimin e kërkimit të naftës nga grekët, deri në një marrëveshje të re detare.
“PDIU kërkon gjithashtu që Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami të informojë se çfarë linje kufiri njeh qeveria e Shqipërisë dhe nëse janë të drejta pretendimet e peshkatarëve, si ka ndërmend të reagojë ndaj këtyre cënimeve të sovranitetit territorial të Shqipërisë”- thuhet ne deklarate.