E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Fiona McIlwham

“Qeveria shqiptare do të garantojë zgjedhje te lira dhe të drejta”

Kryeministri Berisha priti dje në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Fiona McIlwham, me rastin e fillimit të misionit të saj në vendin tone. Duke i shprehur urimet më të mira dhe suksese në misionin e saj shumë të rëndësishëm, Kryeministri Berisha e sigurojë Ambasadoren se në misionin e saj do të ketë gjithnjë përkrahjen e tij dhe të qeverise që drejton gjatë ushtrimit të detyrës. 

Kryeministri shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i përcjellë Ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar mirënjohje për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. 

Nga ana e saj, Ambasadorja e siguroi Kryeministrin Berisha se gjatë misionit të saj në Shqipëri, do të punonte edhe më tej për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Ambasadorja e ka cilësuar si një arritje të rëndësishme për vendin tonë, por në të njëjtën kohë edhe si një garanci të madhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. 

Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores, Kryeministri foli për procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet në vend, duke theksuar vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për garantimin me 28 qershor, të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›