E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e Suedisë, Z. Anders Bjurner

Kryeministri Berisha, priti sot Ambasadorin e Suedisë, Z. Anders Bjurner, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në takim, Ambasadori Bjurner, shprehu vlerësimin per nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë misionit tim, theksoi ambasadori, në marrëdhëniet, bashkëpunimin dhe shkëmbimet e delegacioneve në mes dy vendeve tona, është vënë re rritje.

Ambasadori i shprehu Kryeministrit falenderimet e tij për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjatë misionit të tij si Ambasador dhe shprehu besimin se kjo përkrahje do t’i ofrohet dhe pasardhësit të tij.

Kryeministri Berisha, i shprehu, Ambasadorit Bjurner, mirënjohjen për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
11/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›