Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Asamblesë Kombetare të Hungarisë, z. László Kövér
Kryeministri Berisha priti sot pasdite në një takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, z. László Kövér.
Pasi i uroi përzmërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e konsideroi vizitën e z. Kövér si shumë të rëndësishme dhe një kontribut më tepër në konsolidimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive dhe dy popujve miq.
Kryetari i Asamblesë Kombetare të Hungarisë, z. László Kövér, e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore, duke i shprehur kënaqësinë e veçantë që ndodhej sot në Shqipërinë mike. Ai shfrytëzoi rastin për t’i ripohuar Kryeministrit Berisha marrëdhëniet e shkëlqyera dhe ndjenjat e miqësisë së Hungarisë e popullit hungarez ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, si dhe vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme që qeveria shqiptare ka shënuar gjatë viteve të fundit, si integrimi në NATO, liberalizimi i vizave, ecja përpara në rrugët e integrimit eeuropian, etj.
Në takim u ripohua mbështetja e plotë, e fuqishme dhe e vazhdueshme e Hungarisë për Shqipërinë dhe qeverinë e saj, në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian dhe në përmbushjen e të gjitha hapave në këtë drejtim.
Gjithashtu, në takim u diskutua vendosmëria e të dy vendeve për të thelluar e zgjeruar bvashkëpunimin në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të të popujve dhe dy vendeve.
Kryeministri Berisha e njohu Kryetarin e Asamblesë Kombetare të Hungarisë, z. László Kövér, me reformat dhe arritjet e qeverisë gjatë kësaj periudhe, në veçanti përsa i përket konsolidimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor, me arritjet në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, modernizimin, thjeshtimin dhe dixhitalizimin e të gjitha procedurave, zhvillimin me ritme të shpejta të ekonomisë në vend, e cila e përballoi në mënyrë të suksesshme krizën globale, duke e shndërruar Shqipërinë në një vend me rritje më të madhe ekonomike në Europë dhe që vitin e kaluar priti mbi 2.5 milionë turistë.
Duke u ndalur në situatën politike të kohëve të fundit në vend, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, z. László Kövér, i cilësoi si të pakuptueshme aktet e opozitës për bllokimin e institucioneve demokratike, duke ndikuar kështu edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e risiguroi zotin Kövér se qeveria shqiptare është plotësisht e vendosur dhe po punon për të adresuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit, të jenë ndër më të mirat në Shqipëri, në përputhje me stadardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
30/03/2011