E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve Michael Granoff

Kryeministri Berisha priti sot në mbrëmje në një takim Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

Kryeministri Berisha dhe zoti Granoff diskutuan për projektet e reja të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve në Shqipëri. Zoti Granoff e cilësoi si shumë të suksesshëm aktivitetin e Fondit në këto vitet e fundit dhe u shpreh se bashkëpunimi dhe përkushtimi i këtij Fondi në projekte të tjera do të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Granoff për vizitën dhe kontributin që Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve ka dhënë në Shqipëri nëpërmjet përkrahjes dhe mbështetjes së sektorit privat me një sërë projektesh. Kryeministri Berisha i garantoi zotit Granoff mbështetje të fuqishme të mëtejshme nga qeveria e tij për realizimin  projekteve të reja dhe finalizimin me sukses të atyre të filluara.


05/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›