Kryeministri Berisha merr një telegram urimi nga Kryeministri i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiric
Kryeministri Berisha mori një telegram urimi nga Kryeministri i Bosnje Hercegovinës, zoti Nikola Spiric, me rastin e rizgjedhjes në detyrën e Kryeministrit.
“Shkëlqesia juaj,
Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj Ju me rastin e rizgjedhjes suaj në detyrën e lartë të Kryeministrit të vendit.
Duke shfrytëzuar rastin më lejoni të shpreh kënaqësinë time të sinqertë dhe besimin për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale midis Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës së Shqipërisë, të cilën e kanë treguar më së miri një seri vizitash të niveleve më të larta, ashtu si edhe nënshkrimi i gjashtë marrëveshjeve dypalëshe vitin e shkuar.
Jam i sigurt se në të ardhmen do t’i përkushtohemi së bashku standardeve demokratike të integrimit euroatlantik dhe parimeve të mirëkuptimit dhe respektit të përbashkët, për të kontribuar kështu në zhvillimin e mirë dhe dinamik të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon.”
06/10/2009