E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Partisë Demokristiane të Kosovës, zotin Zef Morina

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokristiane të Kosovës Zef Morina. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë Nard Ndoka.

Kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për finalizimin sa më të shpejtë të statusit të Kosovës, me gjithë momentin delikat në të cilin ndodhet procesi i statusit. Kryeministri theksoi se nuk ka qëndrim tjetër përveç se pavarësisë, ndërsa nënvizoi se është e rëndësishme mbështetja që populli dhe institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë faktorit ndërkombëtar, që është përcaktues në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin e plotë se procesi zgjedhor i 17 nëntorit në Kosovë do të jetë i qetë dhe do të përmbushë standardet në të cilat janë zhvilluar gjithë proceset politike atje.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokristiane të Kosovës, shprehu mirënjohjen për inkurajimin që Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij i jep Partisë Demokristiane me qëndrimin ndaj procesit të statusit dhe me përvojën që Shqipëria ka në marrëdhëniet me shtetet që janë vendimmarrëse për vendosjen e statusit të Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›