Kryeministri Berisha pret Zv/Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), z. Roland Siller
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Zv/Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, z. Roland Siller, shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Tiranë, z. Bernd Borchard dhe përfaqësues të zyrës së KFW në Tiranë.
Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen e konsiderueshme financiare që Qeveria gjermane i ka dhënë Shqipërisë, në kuadër të Bashkëpunimit Financiar të cilat zbatohen nga KFW, në sektorët prioritarë për vendin si; furnizimi me ujë dhe kanalizimet, energjetika dhe sektori ekonomik e financiar. Kryeministri theksoi se të gjitha projektet që po financohen nga KFW kanë gjetur një zbatim me efektivitet dhe në kohë në Shqipëri.
Ndërkohë, Ambasadori gjerman Borchard theksoi se ndihma financiare e qeverisë gjermane, vetëm dy vitet e fundit, ka arritur në 120 mil Euro. Ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë me institucionet shqiptare në realizimin e këtyre investimeve. Dy projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, të cilat do të financohen së shpejti, janë; Linja unazore 110 kV në jug të Shqipërisë dhe Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë.
Kryeministri Berisha theksoi se prioritetet shumë të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen, mbeten ato në sektorin e furnizimit me ujë dhe energjetika, duke u ndalur veçanërisht në tre drejtime kryesore: eficencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, mbështetje për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, si dhe projekte të tjera për transmetimin e energjisë.
erisha 22/12/2009