Kryeministri Berisha pret delegacionin e Grameen Creative Lab

Kryeministri Berisha priti në një takim delegacionin e Grameen Creative Lab, te kryesuar nga Zoti Hans Heitz, themeluesi i lëvizjes globale për Biznesin Social së bashku me nobelistin me fame botërore Prof. Muhammad Yunus.
Kjo vizitë, e cila zhvillohet ne vijim te nje takimi të mëparshëm mes Kryeministrit Berisha dhe Prof. Yunus, ka si qëllim eksplorimin e te gjitha mundësive për zhvillimin e një lëvizje gjithëpërfshirëse te biznesit social edhe ne Shqipëri me qellim zhdukjen e varfërisë ekstreme, si dhe krijimin e kushteve për një zhvillim sa me te qëndrueshëm social e ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua mbi mekanizmat që mund të ngrihen në Shqipëri për ofrimin e instrumentave të mikrokredisë, shtresave te varfra të shoqërisë, si dhe mbi krijimin e “joint ventures” me natyrë sociale, ku bizneset e mëdha të mund të kontribuojnë në një zhvillim social sa më të qëndrueshëm.
Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha siguroi mbështetjen maksimale dhe angazhimin e qeverise shqiptare per te garantuar suksesin e lëvizjes gjithëpërfshirëse te biznesit social ne vendin tonë.
Në këte proces, ku pjesëmarrja e të gjithë aktoreve të shoqërisë është mjaft e rëndësishme, përfshihen jo vetëm njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore e komuniteti I biznesit, por edhe aktorë të shoqërisë civile si universitetet e organizatat jo fitimprurëse, te cilat zhvillojnë aktivitetet e tyre në shume fusha.
Një vend të veçantë në këtë diskutim iu kushtua përfshirjes së brezit të të rinjve në Shqipëri e ne diaspore, të cilët me dinamiken dhe kreativitetin e tyre karakterizues të mund të kontribuojnë ndjeshëm ne këtë ndryshim te madh social te shoqërisë shqiptare.
Ne vijim të vizitës së Grameen Creative Lab, do te zhvillohet ne fund të muajit janar nje ëorkshop me pjesëmarrje te gjere për te hapur diskutimin mbi opsionet e shumëllojshme te zhvillimit te biznesit social ne Shqipëri si dhe për te konkluduar mbi hapat e mëtejshme.
21/12/2009