E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish deputetit Lekë Çukaj.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e më të thella familjes së ish deputetit Lekë Çukaj, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.
 
Humbja e jetës në aksident fatal e ish deputetit të Partisë Socialiste për dy legjislatura, Lekë Çukaj ishte një lajm i hidhur për të gjithë kolegët, dashamirësit, miqtë dhe veçanërisht për familjen e të ndjerit.
 
Në këto çaste fatkeqësie, dhimbjeje dhe momenteve të vështira, u shprehim fëmijëve, bashkëshortes dhe të afërmve ngushëllimet më të thella për këtë humbje të parakohshme të personit të tyre të dashur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›