Kryeministri Berisha uron zotin Ali Ahmeti për rikonfirmimin e tij në krye të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim
Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof.Dr.Sali Berisha i telefonoi sot, liderit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, zotit Ali Ahmeti dhe i përcolli urimet më të përzemërta për rikonfirmimin e tij në krye të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, si dhe përshëndeti të gjithë mbështetësit dhe anëtarësinë e saj, për rolin dhe kontributin e tyre, për zhvillimet demokratike në Maqedoni.
Zoti Ahmeti e falënderoi kryeministrin Berisha dhe gjithashtu e uroi për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kryeministri Berisha dhe zoti Ahmeti ranë dakord të takohen dhe të diskutojnë për bashkëpunim të mëtejshëm e të gjithanshëm.21/12/2009