E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Malit të Zi, zotin Zelkjo Perovic, me rastin e përfundimit të misionit të tij në vendin tonë

Kryeministri Berisha prit sot në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi, zotin Zelkjo Perovic, me rastin e përfundimit të misionit te tij në vendin tonë.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e ambasadorit Peroviç në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve dhe qeverive, si edhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë fushat me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.

Kryeministri Berisha theksoi se ambasadori Peroviç largohet si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas përfundimit me sukses  të detyrës së tij, në vendin tonë dhe i uroi atij suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Ambasadori Peroviç e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë ambasadës së Malit të Zi dhe misionit të tij, gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ambasadori  Peroviç i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të kryeministrit të Malit të Zi,  Igor Luksic,  Presidentit Filip Vujanovic, si dhe ish kryeministrit dhe mikut të Kryeministrit Berisha, zotit Milo  Djukanoviç.

Në takim u theksua se bashkëpunimi mes dy vendeve ka njohur gjatë kësaj periudhe një rritje të jashtëzakonshme, të paparë më parë, dhe u rikonfirmua vullneti për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat edhe në ardhmen, në të mirë të dy vendeve e popujve dhe zgjerimit të bashkëpunimit në rajon e të ardhmes së tij evropiane.

Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadorit Zelkjo Perovic, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.


17/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›