Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Z. Fraser Wilson
Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në Tiranë, Z. Fraser Wilson, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri vlerësoi punën e ambasadorit Fraser Wilson për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Pasi e uroi përzemërsisht për anëtarësimin në NATO, Ambasadori Wilson e falënderoi Kryeministrin Berisha për përkrahjen dhe kujdesin e treguar për marrëdhëniet e afërta të krijuara gjatë gjithë kësaj periudhe, me Ambasadorin Wilson dhe misionin që ai drejtonte.
Ambasadori Wilson e siguroi Kryeministrit Berisha se pas hyrjes në NATO, vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë edhe ne projektin tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.
Pas takimit Kryeministri shtroi një drekë për nder të ambasadorit Wilson, me të ftuar edhe ambasadorë të vendeve të tjera, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.
09/04/2009