Kryeministri Berisha priti ish Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Z. René van der Linden

Kryeministri Berisha pati sot një takim shumë të përzemërt dhe miqësor me ish Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Z. René van der Linden, i cili ndodhet për një vizitë private e miqësore në Shqipëri.
Zoti René van der Linden vlerësoi lart ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri, që nga vizita e fundit që ai ka kishte kryer në Tiranë në cilësinë e kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gjithashtu, në takim u vlerësuan edhe arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në shumë fusha si; luftën kundër krimit, trafiqeve, korrupsionit, krijimin e një klime tepër të favorshme për investime, etj.
09/04/2009
09/04/2009