E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje sherr per ujin

Prej kohësh shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë nuk gjen gjuhën e përbashkët për zhvillimin e një mbledhje me pjesëmarrjen e të gjithë aksionerëve ku të mund të zgjidhet këshilli mbikëqyres dhe drejtori i ri i ndërrmarrjes. Kjo shoqëri përbëhet nga 7 aksionerëme kapital tërësisht shtetëror, të cilat janë Bashkia e Kavajës dhe komunat Synej, Luz i Vogël, Lekaj, Helmës, Golem dhe Kryevidh. Dy ditë më parë me iniciativë të Bashkisë së Kavajës si aksioneri me përqindjen më të madhe të aksioneve, është zhvilluar mbledhja e radhës, por katër kryetarë komuansh nuk kanë marrë pjesë. Në emër të komunave Synej, Luz i Vogel, Helmës dhe Lekaj kryetari i komunës Synej Përparim Çaça ka deklaruar se mbledhja e dy ditëve më parë ka qenë e paligjshme, dhe tre kryetarët e bashkisë Kavajë dhe komunave Golem dhe Kryevidh kanë shkaktuar dhunim të institucionit.
Në lidhje me këtë problem ka reaguar edhe pala e akuzuar. Nënkryetarja e bashkisë së Kavajës, Fatbardha Biturku ka bërë të ditur se akuza e 4 kryetareve të komunave është tërësisht e pabazë dhe shpifje e radhës. Fatbardha Biturku ka deklaruar se komunat në fjalë kanë pasur një njoftim zyrtar nga aksioneri më i madh i shoqërisë që është bashkia e Kavajës, e cila bashkë me dy komunat prezente në këtë mbledhje kanë shumicën e aksioneve.
Kryetarët e komunave që akuzojnë bashkinë e Kavajës për dhunim të institucionit pretendojnë se statuti i vjetër i shoqërisë së ujesjellësit është i vlefshëm, derisa të miratohet statuti i ri, por nga bashkia e Kavajës bëhet e ditur se ligji i ri i jep të drejtë aksionerëve që kanë shumicën e aksioneve që të thërrasin mbledhjen që kërkohet. Pikërisht për këtë problem drejtori i Ujësjellësit të Kavajës Elidion Plaku ka depozituar në prokurori dhe polici një padi penale kundrejt kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Plaku akuzon bashkinë e Kavajës për dhunim të institucionit në drejtim të emërimit të një drejtori të ri për ujësjellësin e Kavajës. Situata e krijuar duket se nuk do të ketë zgjidhje, vetëm kur gjykata përkatëse të japë vendimin e saj për këtë përplasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›