E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret drejtues të kompanive të njohura të naftës dhe gazit, Petromanas dhe Shell

Kryeministri Berisha prit sot në një takim Drejtorin e Pergjithshëm të Grupit kanadez Petromanas Energy Inc, zotin Glen McNamara, së bashku me Zv/Presidentin për strategjinë internacionale të kompanisë së mirënjohur  SHELL, zotin Marcus Antonini, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e naftës dhe gazit.

Përfaqësuesit e kompanive  i paraqitën Kryeministrit vendimin, sipas së cilit kompania SHELL ka hyrë në marrëveshje si  partner Joint Venture (JV), me 50 % të aksioneve me kompaninë Petromanas.

Zoti McNamara i prezantoi Kryeministrit Berisha planin e veprimit të këtij grupi të zgjeruar tashmë, në lidhje me vendburimet që ata kanë marrë me marrëveshje hidrokarbure. Ky plan konsiston në fillimin e menjëhershëm të punës kërkuese nëpërmjet shpimit të puseve në tre zona, në Juban të shkodrës, Shpirag të Beratit dhe në bllokun  Papër pranë fshatit Gracen të Elbasanit.

Në fazën  e parë të eksplorimit kompania SHELL do të mobilizojë rreth gjysmën e investimit prej 51 milionësh që parashikohet të ndërmerret gjatë këtij viti. Ai theksoi që shpimet fillojnë në muajin mars e vazhdojnë me rradhë në muajt në vijim.

Zoti Antonini, Zv/Presidenti i SHELL Internationall i paraqiti Kryeministrit planet e kompanisë së tij për të filluar punën investive eksploruese  së bashku me kompanine Petromanas. Ai u shpreh që SHELL prej disa kohësh kishte bërë studime në lidhje me potencialin e vendburimeve të naftës në shqipëri. Rezultat e këtij studimi bën që drejtuesit e SHELL të marrin vendimin e rëndësishëm për tu përfshirë në këtë projekt. Ai theksoi se grupi SHELL sheh prespektivë te madhe në lidhje me vendburimet e naftës dhe theksoi që nga studimi ka rezultuar që rezervat  e naftës në Shqipëri janë të konsiderueshme, në sipërfaqe jo të thella. Grupi është përgatitur për një fazë të dytë të vazhdojë kërkimet në strukturat karbonate edhe në thellësi  7 mijë-8 mijë metra. Bashkimi i forcave të këtyre dy kompanive njëra me eksperiencë ndërkombëtare dhe tjetra me eksperiencë në Shqipëri përbën një hap të sigurt përpara drejt suksesit.

Kryeministri Berisha pasi i përgëzoi të dy grupet për vendimin për të bashkuar forcat si partner Joint Venture,  në këtë projekt madhor,  i garantoi ata për mbështetjen e tij dhe te strukturave qeverisëse ne zbatimin  e planit të punës me shpejtësi dhe transparencë. Ai shkëmbeu mendimet me përfaqësuesit  e grupit në lidhje me burimet e naftës në Shqipëri dhe eksplorimet e mëparshme. Më pas, kryeministri paraqiti gjendjen dhe historikun e zhvillimit të kësaj industrie në Shqipëri dhe shprehu besimin që ky kombinim njohurish dhe eksperiencash të kombanisë ndërkombëtare SHELL dhe asaj kanadeze nuk janë gjë tjetër, veçse një gur i fortë themeli per mundësimin e shfrytëzimit të rezervave të naftës në Shqipëri, rezerva këto të vlerësuara edhe nga ndërkombetarë të tjerë, si rezervat më të mëdha në Evropë.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha i përgëzoi bashkëbiseduesit për shtrirjen e punës eksploruese dhe në zona te paeksploruara më parë si në Mbreshtan, te cilat janë premtuese në lidhje me rezervat  e naftës.

Përfaqësuesi i SHELL pasi falenderoi kryeministrin për vemendjen dhe mbështetjen ndaj këtij projekti e informoi atë se një investim i konsiderueshëm do të behej në lidhje me studimet e metejsshme dhe mbledhje të dhënash për sizmikën e zoës dhe dixhitalimin e tyre në kuadrin e një studimi rajonal që kjo kompani po zhvillon.

Ai shprehu dhe njehere besimin  e drejtuesve te kesaj kompanie që investimet për këtë projket do të ishin të sukseshme dhe me përfitim të dyanshëm.


13/02/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›